Më 23 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë, trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: bazat e fitimit të drejtës së pronësisë, mënyra e fitimit të pronësisë, bartësit të drejtës së pronësisë, Fitimi i pronësisë në mënyrë derivativ, modus Aquirendi për fitimin e pronësisë mbi paluajtshmëri, fitimi i pronësisë në mënyrë origjinere, parashkrimi fitues (Usucapio), ndërtimi në tokën e huaj, humbja e pronësisë (shuarja)
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
23-09-2022