Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-02-2016

Takimi konsultativ për raportin në vlerësimin e nevojave trajnuese dhe vlerësimin e trajnimeve në shtetet anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Me 11 shkurt, IGJK ka marrë pjesë në takimin konsultativ të organizuar nga Sekretariati i Këshillit për Bashkëpunim Regjional, në Zagreb.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe pajtimi i versionit final të raportit që do të prezantohet në ceremoninë e hapjes së Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Evropës Juglindore.

Në këtë takim u diskutua për procesin e vlerësimit të nevojave, vlerësimin e aktiviteteve trajnuese, metodologjinë e trajnimeve inovative, përzgjedhjen e trajnuesve, kurrikulën inovative si dhe veglat për aplikimin e të drejtës së BE-së në trajnime.    

Pjesëmarrësit në takim prezantuan praktikat e tyre për të gjitha këto procese në realizim të trajnimeve gjyqësore.

Pjesëmarrës në këtë takim konsultativ ishin përfaqësuesit e institucioneve të trajnimit gjyqësor të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësues i IGJK-së në këtë takim ishte Udhëheqësi i Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm.

Shpërndaje :