Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni: Marrëveshja për të kryer vepër penale

Më 04 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dhjetë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Marrëveshja për të kryer vepër penale ( delictum preaparatum) dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim po ashtu në kuadër të temës së lartë cekur po trajtohet edhe një rast praktik.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :