Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtarë – Sesioni III

Më 04-05 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtarë – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, që të zbatohen në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore të kapitullit të veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët  (niveli themelor dhe i apelit) si dhe si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :