Më 06 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “E drejta për një proces të rregullt gjyqësor”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive mbi të drejtën për proces të rregullt në procedurat civile dhe administrative.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.
06-10-2022