Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-10-2022

Nën moduli: KEDNJ, sesioni: Neni 5 par.1 i KEDNJ - Prezumimi në favor të lirisë

Më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt trajnues nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Neni 5 par.1 i KEDNJ-Prezumimi në favor të lirisë, çka përbën një heqje liri, llojet e ndalimit sipas par. 1 të nenit 5 të KEDNJ dhe Neni 1 i protokollit nr. 4 i KEDNJ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :