Sot më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të vazhdueshme për stafin administrativ të gjykatave është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Menaxhimi i Kohës dhe Stresit”.
Qëllimi i Trajnimit është që stafi administrativ i Gjykatave dhe Prokurorive të fitojnë njohuri bazike rreth formave të manifestimit të stresit dhe menaxhimit të tij.
Gjatë trajnimit u diskutuan llojet e stresit, mënyrat e përballjes me stresin dhe tejkalimit të tij, shenjat fillestare të stresit, etj.
Gjithashtu në mënyrë interaktive mes trajnuesit dhe pjesëmarrësve u diskutuan edhe pasojat e stresit në punë, pasojat e stresit në shëndet, si dhe strategjitë më të mira të administrimit të kohës në mënyrë sa më efektive.
Përfitues të trajnimit ishin zyrtarët administrativ të Gjykatave dhe Prokurorive nga të gjitha regjionet e Kosovës.
10-10-2022