Më 15 mars 2016, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), me mbështetjen e UNDP-së, ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi gjyqësor i Konventës se Aarhusit”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte identifikimi i kushteve paraprake për zbatimin e drejtë të dispozitave në marrjen e vendimeve në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit në bazë të Konventës së Aarhusit.
Fillimisht në këtë trajnim u elaborua baza ligjore, në të cilën bazohen institucionet e pushtetit publik për t’i garantuar secilit qytetar mundësinë që të ndikoj në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ai/ajo jeton. Po ashtu u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen gjyqtarët gjatë nxjerrjes së vendimeve gjyqësore pasi që Kosova ende nuk e ka ratifikuar këtë konventë.
Me theks të posaçëm u diskutua përkitazi me të drejtën për informim sipas legjislacionit mjedisor të Kosovës, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje, mbrojtja gjyqësore e të drejtave mjedisore, qasja në informacion mjedisor, pjesëmarrja në vendimmarrje e publikut, si dhe përgjegjësia penale për ndotje të mjedisit.
Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste nga praktika me ç’ rast pjesëmarrësit patën mundësinë që të marrin praktikat më të mira në këtë drejtim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore.
15-03-2016