Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni: dënimet plotësuese

Më 11 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, është duke realizuar trajnimin teorik sesionin e dymbëdhjetë (12) trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e dënimeve plotësuese, heqja e të drejtës për tu zgjedhur, urdhri për kompensimin e humbjes apo demit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ekzekutimi i dënimeve plotësuese

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :