Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-10-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni: Procedura paraprake në konfliktin administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor

Më 12 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e nëntë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura paraprake në konflikt administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :