Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-03-2012

PTA Procedura e ekzekutimit

PTA

Procedura e ekzekutimit

Me 19 mars 2012,në bashkëpunim me projektin e USAID/SEAD - Sistemi i Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë, në kuadër të programit të trajnimit për profesionistët tjerë në sistemin gjyqësor është realizuar një sesion trajnues lidhur me procedurën e ekzekutimit. Ky trajnim kishte karakter regjional, me ç’rast janë përfshirë zyrtarët përmbarues nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që zyrtarëve përmbarues t’u ofrohen njohuri më të detajuara për procedurën e ekzekutimit me theks të veçantë lidhur me ekzekutimin  e vendimeve të cilat kanë për bazë dokumentin përmbarimor dhe dokumentin autentik dhe ekzekutimi i vendimeve në paluajtshmëri.Pas përfundimit të këtij trajnimi zyrtarët përmbarues të jenë në gjendje të:

• njohin ndryshimet dhe risitë në draft Ligjin për Procedurën e Përmbarimit sa i përket përmbarimit të vendimeve në bazë të dokumentit autentik,
• dallojnë përshtatshmërinë e dokumentit përmbarimor, dhe 
• njohin karakteristikat e sistemit të përmbarimit privat.

Çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: përmbarueshmëria e vendimit dhe plotfuqishmëria, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor, përmbarimi në paluajtshmëri duke përfshirë caktimin e vlerës, shitja dhe seancat publike për shitje, pagimi i kreditorëve dhe pengu në pasurinë e paluajtshme. Me rastin e trajtimit të kësaj materie në fokus ishin risitë e draft Ligjit për procedurën e përmbarimit. 

Shpërndaje :