Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2016

Zbatimi në praktikën gjyqësore i Nenit 3 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

Më 31 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV, me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi në praktikën gjyqësore, i nenit 3 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.

Qëllimi i trajtimit të kësaj teme ishte, që përfituesit të thellojnë njohuritë lidhur me zbatimin e nenit 3 të Konventës dhe të përvojës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me këtë nen, e cila është inkorporuar si pjesë e të drejtës së brendshme dhe që zbatohet direkt pa nevojën e nxjerrjes së mjeteve shtesë nga ndonjë autoritet tjetër shtetërorë.

Fokusi i këtij trajnimi ishte elaborimi i tekstit të nenit 3 të KEDNJ në përgjithësi, natyra absolute dhe parimet themelore të këtij neni, tortura në burg, kushtet e ndalimit, trajtimi mjekësor në paraburgim, gjobat, ekstradimet dhe trajtimi çnjerëzor e degradues. Me tej u trajtuan detyrimet pozitive dhe procedurale që burojnë sipas nenit 3.

Në trajnim u paraqitën dilema dhe pyetje dhe u adresuan përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së. U përdoren ushtrime, diskutime dhe raste studimore mbi shkeljet e nenit 3 të Konventës Evropiane.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor si dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të apelit. 

Shpërndaje :