Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-07-2016

Tryezë diskutimesh - Ndryshimet dhe risitë në Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë

Më 28 korrik 2016, IGJK në bashkëpunim me programin e USAID/JSSP, ka realizuar tryezën e diskutimeve me temë “Ndryshimet dhe risitë në Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë”.

Kjo tryezë kishte për qëllim që gjyqtarët të diskutojnë rreth ndryshimeve dhe risive të Kodit të ri të Etikës profesionale për gjyqtarë dhe Rregulloren që përcakton sjelljet e pahijshme, të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Diskutimet në këtë tryezë u fokusuan në shtjellimin e hollësishëm të dispozitave që përmban Kodi i Etikës Profesionale për gjyqtarë, ndryshimet dhe risitë e këtij kodi krahas kodit aktual që është në fuqi, parimet e përgjithshme dhe mënyra e strukturimit, si dhe standardet e sjelljes që përcakton Kodi i ri i Etikës Profesionale për gjyqtarë. Më tej u trajtua Rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, qëllimi i saj, përcaktimi i sjelljeve të pahijshme, kategorizimi i tyre dhe përcaktimi i sanksioneve që përmban kjo Rregullore.  

Pjesëmarrës në tryezë ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit.

Shpërndaje :