Më 05 gusht 2016, IGJK në bashkëpunim me programin e USAID-it, JSSP, ka realizuar trajnimin me temë “Ndryshimet dhe risitë në Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë”.
Ky trajnim kishte për qëllim që gjyqtarët të identifikojnë ndryshimet dhe risitë që përmban Kodi i ri i Etikës profesionale për gjyqtarë dhe të njohin Rregulloren për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Diskutimet në këtë trajnim u fokusuan në shtjellimin e hollësishëm të dispozitave që përmban Kodi i Etikës Profesionale për gjyqtarë, ndryshimet dhe risitë e këtij kodi krahas kodit aktual që është në fuqi, parimet e përgjithshme dhe mënyra e strukturimit, si dhe standardet e sjelljes që përcakton ky Kodi i ri i Etikës Profesionale për gjyqtarë. Më tej u trajtua Rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, qëllimi i saj, përcaktimi i sjelljeve të pahijshme, kategorizimi i tyre dhe përcaktimi i sanksioneve që përmban kjo Rregullore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
05-08-2016