Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-09-2016

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftën kundër shpëlarjes së parave- Sesioni II

Më datë 09-10 shtator 2016, IGJK me mbështetjen e GIZ ka realizuar trajnimin “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftën kundër shpëlarjes së parave - Sesioni II”.

Ky sesion trajnimi kishte për synim të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të njohurive rreth zbatimit të rregullativës ligjore nacionale që mbulon këtë fushë dhe krahasimit me legjislacionin e BE-së në drejtim të krijimit të praktikave më të mira në luftimin e shpëlarjes së parave.

Në kuadër të këtij sesioni u trajtuan teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave, mënyrat e mbledhjes së informatave dhe vlerësimi i tyre, shembuj konkret të përgatitjes së profilit personal, gjurmimi i fondeve nga ana e marrësit dhe nga ana e paguesit si dhe rikthimi i pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Më tej u elaboruan burimet ndërkombëtare në këtë fushë si: rekomandimet e FATF, Konventa e Këshillit të Evropës për Pastrim, Bastisje Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së fituar nga krimi dhe Financim të Terrorizmit, si dhe u analizua legjislacioni për pastrim të parave në kontekst të pajtueshmërisë me burimet ndërkombëtare dhe krahasuese me disa vende të BE-së.

Në kuadër të këtij programi trajnues të specializuar, do të zhvillohet edhe një (1) sesion tjetër trajnues.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të apelit. 

Shpërndaje :