Më 17 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik sesionin e parë nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: veçimi i sendeve nga pasuria trashëgimore, caktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore, parimet themelore të se drejtës trashëgimore, trashëgimia në bazë të ligjit, të drejtat e bashkëshortit dhe e drejta e trashëgimit të bashkëshortit jashtëmartesorë.
Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
17-10-2022