Më 18 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: Kuptimi i testamentit, Zotësia për të përpiluar testamentin, Llojet e testamentit, karakteristikat e testamentit, revokimi i testamentit, shkaqet kryesore mbi pa vlefshmërinë e testamentit, vëllimi i pavlefshmërisë së testamentit, testamenti absolut nul, testamenti relativ nul, përmbajtja e testamentit, barrët, afatet dhe kushtet, ruajtja e testamentit dhe Interpretimi i testamentit.
Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
18-10-2022