Më 20 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fjala përfudimtare, marrja e aktgjykimit dhe Shpallja e aktgjykimit.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar duke realizuar simulim gjyqësor nga gjyqtarët e sapo emëruar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
20-10-2022