Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2022

Nën moduli –Provat në procedurën penale- sesioni i tretë: Ekspertimi dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe llojet e tyre si prova

Më 21 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i I është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesioni të parë nën temat të cilat trajtohen janë: Ekspertimi dhe  masat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike të ndarë në dy grupe dhe interaktivitet.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :