Më 27 shtator 2016, IGJK në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Matja e dënimit”.
Synimi i trajnimit ishte që në mënyrë të hollësishme të trajtoj rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit, dhe në këtë formë të kontribuoj që gjyqtarët të unifikojnë politikat ndëshkimore dhe të përfillin në praktikë rregullat për matjen e dënimit në veçanti kur kemi të bëjmë me zbutjen gjyqësore të dënimeve.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan kriteret kryesore për matjen e lartësisë së dënimit, rrethanat lehtësuese dhe rënduese dhe vlerësimi i tyre me rastin e matjes së dënimit, zbutja dhe ashpërsimi i dënimit për recidivizëm, zbatimi i matjes së dënimit kur kemi të bëjmë me dënimin për bashkim të veprave penale dhe llogaritja e dënimeve për personat e dënuar dhe në paraburgim.
Përmes analizimit të çështjeve praktike, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime interaktive dhe paraqitën nga këndvështrimet e tyre vlerësimet se sa po zbatohen drejt rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit në praktikën gjyqësore aktuale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor.
27-09-2016