Më 27 tetor 2022, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: qëllimi i masave edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme, burgimi për të mitur.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
27-10-2022