Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2016

Veprat penale kundër jetës dhe trupit - Vrasja e rëndë dhe vrasja

Më 04 tetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër jetës dhe trupit - Vrasja e rëndë dhe vrasja”.

Trajnimi kishte për synim që përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimeve grupore, të ofrohen alternativa për problemet dhe vështirësitë praktike te veprat penale kundër jetës dhe trupit.

Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan në mënyrë të hollësishme dispozitat e Kodit Penal Republikës së Kosovës për veprat penale kundër jetës dhe trupit  me fokus të veçantë vepra penale e vrasjes së rëndë dhe vrasjes, aspektet e përgjithshme të këtyre dy veprave, format e paraqitjes së veprave penale të vrasjes së rëndë dhe vrasjes, motivet e kryerjes si dhe kualifikimet juridike të këtyre veprave, ku u potencua se ka vështirësi në praktikën gjyqësore aktuale sa i përket këtij segmenti. Krahasimet me legjislacionet e disa vendeve nga regjioni, sa i përket trajtimit ligjor të këtyre veprave, ishin pjesë e këtij trajnimi.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e kombinuar. Fillimisht u aplikua metoda e elaborimit teorik të veprave specifike vrasja dhe vrasja e rëndë, pastaj metoda interaktive që ishte e përshtatshme që ti nxisë pjesëmarrësit të zhvillojnë debat dhe të paraqesin sfidat që kanë hasur me rastin e trajtimit të veprave penale kundër jetës dhe trupit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor. 

Shpërndaje :