Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2016

Standardet ndërkombëtare në raport me masat për sigurimin e pranisë së të miturit

Më 06 tetor 2016, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Standardet ndërkombëtare në raport me masat për sigurimin e pranisë së të miturit”.

Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj gjyqtarët dhe  prokurorët në respektimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në veçanti të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtare në procedurën penale ndaj të miturve.

Trajnimi u fokusua kryesisht në temat si: interesi më i lartë i fëmijës, privimi i lirisë si mjet i fundit, karakteristikat e paraburgimit dhe standardet ndërkombëtare, trajtimi human dhe ndihma ligjore.

Ky trajnim u zhvillua në mënyrë interaktive, me ç ‘rast gjyqtarët dhe prokurorët diskutuan lidhur me çështjet nga praktika gjyqësore ndërkombëtare dhe vendore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelor - Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :