Më 09 nëntor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përparësitë dhe mangësitë e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, dispozitat e nenit 233 të KPP-së dhe rrethanat dhe kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
09-11-2022