Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2016

Procedura e falimentimit

Më 28 tetor 2016, IGJK në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Procedura e falimentimit”.

Qëllimi i këtij i trajnimi ishte interpretimi në mënyrë të hollësishme i dispozitave dhe koncepteve themelore të Ligjit të ri për Likuidimin.

Me rastin e këtij trajnimi u vunë në pah dispozitat që rregullojnë riorganizimin e personave juridik në falimentim, procedura e falimentimit, subjektet e tjera të përfshira në këtë procedurë me theks të veçantë administratori falimentues, kërkesat e kreditorëve dhe shqyrtimi i tyre, plani i riorganizimit, likuidimi si dhe përmbyllja e rastit falimentues.

Me rastin e zbërthimit të dispozitave të këtij ligji janë dhënë sqarime për fushë veprimtarinë e tij, elementet e reja dhe përkufizimet që i përmban ky ligj si përparësi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe apelit nga Departamenti për Çështje Ekonomike si dhe zyrtarë ligjor. 

Shpërndaje :