Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-11-2016

Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike

Më 10 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike”.

Trajnimi kishte për synim avancimin e njohurive lidhur me përdorimin e mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike, bazat kur mund të paraqiten mjetet juridike, paanshmëria në shqyrtimin e mjetit juridik, palët në procedurën përkitazi me mjetet e rregullta juridike, shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike etj.

Në fokus të këtij trajnimi ishin edhe mjetet e jashtëzakonshme juridike, rishikimi i procedurës penale, vazhdimi i procedurës penale, rishikimi jo i drejtë i procedurës penale, rishikimi i drejtë i procedurës penale, rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktvendim të formës së prerë, rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. 

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore sa i përket mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :