Më 24 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Parashkrimi i kërkesave sipas LMD-së”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte elaborimi i institutit të parashkrimit dhe dilemave të cilat vazhdimisht i përcjellin gjyqtarët gjatë trajtimit të pretendimeve të palëve për kërkesa të parashkruara.
Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan në mënyrë të hollësishme dispozitat e LMD-së që normojnë parashkrimin, rregullat e përgjithshme të përmbushjes së detyrimit të parashkruar dhe efekti i pretendimeve të palëve për kërkesa të parashkruara.
Më tej u diskutuan rrethanat që përcaktojnë afatet e parashkrimit, koha e fillimit të rrjedhës së parashkrimit, si dhe ndërprerja dhe ndalja e parashkrimit.
Pjesëmarrësit kishin mundësi që përmes elaborimit të rasteve praktike dhe studimore, të diskutojnë sfidat aktuale në implementimin e drejtë të dispozitave të LMD-së.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe të apelit, si dhe bashkëpunëtorët profesional.
24-11-2016