Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2016

Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë

Më 15 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e OSBE-së, ka realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë”.

Trajnimi synonte që përmes trajtimit të dilemave dhe vështirësive praktike që hasen në aplikimin e dispozitave ligjore që i referohen shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë, të ofroj alternativa për situata të ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen gjyqtarët dhe prokurorët në këtë fazë të procedurës.

Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan karakteristikat e shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë, zhvillimi dhe rrjedhja e procedurës në këtë fazë, si dhe roli i gjyqtarit dhe prokurorit në shqyrtimin fillestar dhe të dytë. Me tej u shtjelluan dhe diskutuan rrethana praktike si: ftesa për palët e dëmtuara në shqyrtimin fillestar, vlerësimi paraprak i aktakuzës, aspektet praktike të kthimit të aktakuzave nga ana e gjykatave, marrëveshja për pranimin e fajësisë në shqyrtimin fillestar. Ndër të tjera po ashtu u diskutua për situatat se kur nuk duhet të mbahen shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e karakterit interaktiv në çdo fazë të tij, ku pjesëmarrësit në vazhdimësi shprehën vështirësitë dhe konfuzionet që hasin në praktikën gjyqësore aktuale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjioni i Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit. 

Shpërndaje :