Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2016

Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut

Më 15 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin me temë “Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut”.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive lidhur me sjelljen etike profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në punën e tyre ashtu edhe në jetën jashtë saj, në drejtim të ngritjes së besimit të publikut në institucionet gjyqësore.

Trajnim u fokusua kryesisht në elaborimin e normave të zbatueshme etike dhe normave tjera të mirësjelljes, rëndësisë së profesionalizmit, integritetit dhe dinjitetit moral, parimit të pavarësisë dhe paanësisë si dhe faktorëve që ndikojnë në cenimin e këtyre parimeve.

Gjithashtu në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan edhe sjellja jo profesionale dhe personale që zbehin besimin e publikut siç janë: konflikti i interesit, ndikimet e brendshme dhe të jashtme si dhe veprimtaritë jo gjyqësore me theks në pavarësinë financiare.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë të nivelit themelor dhe zyrtarë ligjorë nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :