Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2016

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetikë - Sesioni III

Më 29-30 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e GIZ, ka realizuar trajnimin “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetikë - Sesioni III”.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte që të kontribuoj në thellimin e njohurive në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe mundësive të ndjekjes së suksesshme të krimit kibernetikë, si një fenomen gjithnjë e në rritje edhe në Kosovë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues, u trajtua legjislacioni vendor që rregullon bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në përgjithësi, me fokus bashkëpunimi juridik te veprat penale të krimit kibernetikë në veçanti. Më tej, u elaboruan disa forma të kërkesave ndërkombëtare, kriteret që duhet të plotësohen, si dhe u ofruan udhëzime për hartim të kërkesave të ndryshme në drejtim të shteteve tjera, me qëllim të krijimit të praktikave më të mira në këtë fushë.

Ky ishte sesioni i fundit i këtij programi trajnues, i cili është realizuar në tri sesione në tërësinë e tij.

Përfitues të këtij sesioni ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :