Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2016

Menaxhimi i kohës dhe stresit

Më 9 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i Kohës dhe Stresit ”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit t'a vlerësojnë rëndësinë e menaxhimit të kohës, orarit të punës, perceptimin e arsyeshëm të kohës së punës, organizimin e mirë dhe efektiv të kohës së punës, përballja me punët nën presion, shmangien ose reduktimin e shtyrjes së punëve  dhe efekti i kohës për çlodhje.

Në këtë trajnim u elaburua stresi dhe karakteristikat e stresit, paraqitja e stresit, shkaktarët e stresit, llojet e stresit, cilat janë shenjat dhe simptomat paralajmëruese të stresit, a mundet të menaxhohet stresi, cilat janë teknikat dhe hapat e parë për menaxhimin e stresit dhe si paraqitet stresi në punë, si një dukuri sociale e psikologjike mjaft e përhapur.

Në sesionin e dytë të trajnimit është shtjelluar meditimi si teknikë relaksuese, efektet e meditimit, ecuria e praktikimit të meditimit, këshillat që duhet ti ndërmarrim gjatë meditimit, dhe cila është koha më e mirë e meditimit.     

Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike për zgjidhjen e pyetësorëve se sa dominon stresi në kohën e përditshme.

Përfitues të trajnimit ishin stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive. 

Shpërndaje :