Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-12-2016

Përgjegjësia penale e personave juridik

Më 20 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Përgjegjësia penale e personave juridik”.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në eliminimin e dilemave që ekzistojnë në praktikë rreth përcaktimit të përgjegjësisë penale të kryesve të veprave penale të personave përgjegjës të personit juridik dhe të vetë personave juridik.

Trajnimi u fokusuan kryesisht në elaborimin e normave të zbatueshme rreth përgjegjësisë penale të personit juridik e cila është e lidhur ngushtë me përgjegjësinë e personit përgjegjës i cili duke vepruar në emër të personit juridik në kuadër të autorizimeve ka kryer vepër penale, me qëllim që personi juridik të realizoj ndonjë dobi, ose ka shkaktuar dëme.

Trajnimit u zhvillua përmes diskutimeve interaktive, shpjegimit të pjesshëm teorik, duke përdorur raste nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore.

Shpërndaje :