Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-12-2016

Veprat penale kundër martesës dhe familjes

Më 22 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër martesës dhe familjes”.

Trajnimi kishte për qëllim të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të njohurive për veprat penale kundër martesës dhe familjes në aspekt të përgjithshëm, sipas KPK-së, si dhe avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që i sanksionojnë këto vepra penale, si dhe ngritja e kapaciteteve profesionale në hetimin dhe gjykimin e kryesve të këtyre veprave penale.

Në kuadër të këtij trajnimi po ashtu janë shtjelluar çështjet e veprave penale, të bigamisë, vepra penale mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme, bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, vepra penale marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës etj.

Metodologjia e realizimit të këtij trajnimi ishte e kombinuar, teori dhe raste praktike, me ç’rast u zhvilluan diskutime për çështjet në fokus të trajnimit.

Përfitues  të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :