Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2016

Punëtori për zhvillimin e kurseve trajnues për platformën e mësimit në distancë

Më datë 09-10 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, ka realizuar punëtorinë për zhvillimin e kurseve trajnues për platformën e mësimit në distancë.

Qëllimi i realizimit të punëtorisë ishte që pjesëmarrësit në cilësi të trajnuesve të hartojnë kurset trajnuese në mënyrë të përshtatshme për platformën e mësimit në distancë. Po ashtu ata u  njoftuan me platformën e mësimit në distancë, mundësitë që i ofron platforma dhe mënyrën e funksionimit të saj, qasja përdorimi i  platformës, të njoftohen me shembujt për përshtatjen e materialeve që kërkon platforma e mësimit në distancë.

Fillimisht në këtë punëtori është bërë një prezantim i funksionimit të platformës së mësimit në distancë me ç’rast përfituesit janë familjarizuar me kurset trajnuese dhe me mënyrën e ndjekjes së kurseve në platformë.

Paraprakisht nga trajnuesit është kërkuar që të përgatisin materialet në formatin e përcaktuar, ndërsa gjatë punëtorisë pjesëmarrësit të ndarë në grupe hartuan, përshtaten dhe prezantuan kapitujt e materialit trajnues në pajtim me shabllonet dhe strukturën që kërkon platforma e mësimit në distancë. Gjatë punëtorisë janë zhvilluar dhe përshtatur kurset trajnues të cilat do të jenë të gatshme të vijohen online nga pjesëmarrësit gjatë vitit 2017.

Pjesëmarrës në punëtori ishin gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë, autorë të hartimit të kurseve trajnuese, të gjithë trajnues të IGJK-së.

 

Shpërndaje :