Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2016

Etika dhe sjellja profesionale

Më 07 dhjetor 2016, Institutit Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive ka realizuar trajnimin me temë “Etika dhe sjellja profesionale”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive të stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive për respektimin e kodit etik dhe sjelljes profesionale të cilat janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me punën të cilën ata e ushtrojnë në gjykata dhe prokurori.

Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e normave etike të zbatueshme rreth rritjes së cilësisë profesionale të punës të stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive. Vështrime analitike dhe përmbajtjesore iu kushtua parimeve të kodit të etikës për stafin administrativ,  disiplina në punë, paanësia dhe efikasiteti në punë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :