Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-01-2017

Mundësia hetuese e veçantë

Më 25 janar 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë “Mundësia hetuese e veçantë”.

Synimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën penale që zhvillohet kur kemi të bëjmë me zbatimin sa më të suksesshëm të dispozitave ligjore që rregullojnë çështjen e institutit juridik të mundësisë së veçantë hetuese.

Gjatë trajnimit u trajtua mundësia hetuese e veçantë si kontribues në tejkalimin e paqartësive që ekzistojnë në praktikën gjyqësore si në çështjet e marrjes në pyetje të palëve në procedurë dhe në analizimin e rasteve kur dëshmia e marr në hetimet e veçanta është provë e pranueshme për gjykatën, në të cilën mund të bazohet aktgjykimi. Përveç kësaj, u trajtuan edhe provat, shqyrtimi dhe pranueshmëria e provave të siguruara nga mundësia hetuese e veçantë, si dhe përbërja e trupit gjykues në shqyrtimin e këtyre provave.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :