Më 15 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë “Procedurat alternative”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin në praktikë të procedurave alternative në procedurën penale si dhe trajtimi i procesit të zhvillimit të institutit të Negocimit të Marrëveshjes për Pranimin e Fajësisë.
Ky trajnim trajtoj procedurat alternative të cilat kanë pësuar disa ndryshime në krahasim me kodin e mëparshëm të procedurës penale, të cilat ofrojnë mundësi për zgjidhjen më të shpejtë të çështjeve penale.
Me rastin e këtij trajnimi u vu në pah dobishmëria e procedurave alternative, veçanërisht për të rritur efikasitetin dhe për të krijuar një sistem të drejtësisë penale që garanton një gjykim të drejtë të rasteve penale.
Gjithashtu, gjatë trajnimit janë trajtuar çështja e rëndësisë së procedurave alternative si mundësi më e shpejtë në zgjidhjen e rasteve penale, si diversioni dhe pezullimi i përkohshëm i procedurës, ndërmjetësimi dhe negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që i hasin gjatë praktikës gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
15-02-2017