Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2012

PVAL- civile Seminar: Ligji mbi Arbitrazhin

PVAL- civile
Seminar: Ligji mbi Arbitrazhin

Më datën 5 Prill 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD (sistemi i përmbarimit të marrëveshjeve dhe vendimeve), ka mbajtur një trajnim mbi Arbitrazhin.

Qëllimi i trajnimit ishte të kuptuarit e koncepteve themelore të arbitrazhit si një ndër metodat më të përshtatshme dhe të zbatueshme në zgjidhjen e kontesteve ekonomike.  Objektivat themelore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje të:

- Shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet kryesore dhe parimet e arbitrazhit;
- Interpretojnë qëllimin e fushëveprimit të Ligjit të Arbitrazhit në Kosovë;
- Përcaktojnë kufijtë e juridiksionit të gjykatës, kur palët zgjedhin arbitrazhin për zgjedhjen e kontesteve;
- Hartojnë marrëveshjen e arbitrazhit;
- Sqarojnë rrjedhën e procedurës së arbitrazhit, përmbushjen e kushteve lidhur me procedurën paraprake dhe marrjen e vendimit të arbitrazhit;
- Zbatojnë rregullat mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin që përmes shembujve nga praktika të elaborojnë arbitrazhin si një metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve, si dhe u trajtua çështja hartimit të marrëveshjes së arbitrazhit siç janë klauzola për zgjedhjen e ligjit dhe elementet kryesore të marrëveshjes.

Për më tepër, u analizuan vendimi i arbitrazhit, roli i gjykatave në pranimin dhe zbatimin e vendimit të arbitrazhit. 
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e Dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme, gjykatave ekonomike, gjykatave të qarkut dhe atyre komunale.

Shpërndaje :