Më 21 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesion janë duke u trajtuar: Parimet themelore të procedurës kontestimore, parimi i kushtetutshmërisë, parimi i ligjshmërisë, parimi i disponibilitetit, parimi i shqyrtimit dhe i hetimit, parimi i shfrytëzimit me mirëbesim i të drejtave procedurale dhe gjuha në procedurën kontestimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
21-11-2022