Më 30 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta e detyrimeve dhe e drejta sendore, burimet e së drejtës së detyrimeve, nocioni karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve, vetitë e detyrimeve dhe klasifikimi i detyrimeve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
30-11-2022