Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i dytë: kontratat e detyrimeve

Më 01 dhjetor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fusha e zbatimit të kontratës, parimet e të drejtës kontraktore, kushtet për lidhjen e kontratave, dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës dhe format e kontratës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :