Më 01 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Konventa e Stambollit: Forcimin e zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Hilmi Jashari, ekspert.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Konventën e Stambollit si mjet i rëndësishëm për luftimin e sfidave dhe zbatimin e praktikave të mira.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjykatat e prokuroritë, zyrtar nga Policia e Kosoves si dhe zyrtar nga zyra për ndihmë juridike falas.
01-12-2022