Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2022

Nën moduli – E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni i dytë: Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët

Më 01 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i bashkëpronësisë dhe pronës së përbashkët, të drejtat dhe  detyrimet e bashkëpronarëve, e drejta e pjesëtimit, shuarja e bashkëpronësisë, pronësia e përbashkët, pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha, pronësia e përbashkët  e bashkëshortëve, pronësia e përbashkët bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëgimore, e drejta e pronës në kate.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :