Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2022

Nën moduli –“ E drejta e detyrimeve” sesioni i tretë: Shuarja e kontratave

Më 02 dhjetor  2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: shuarja e kontratave me marrëveshjen e palëve, shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj, shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese, shuarja e kontratës me anulim, zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :