Akademia e Drejtësisë më 01-02 Dhjetor 2022, në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, projekti “Reinforcing the Fight Against Violence against Women and Domestic Violence – Phase III”, kanë zhvilluar Trajnimin e Trajnuesve për profesionistët ligjor në luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në Familje”.
Qëllimi i trajnimit ishte të sensibilizojë gjyqtarët dhe prokurorët për çështjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe të përmirësojë kapacitetin e tyre për t’iu përgjigjur më mënyrë efektive një dhunë të tillë duke nxitur një qasje të përqendruar tek viktima, duke i mbajtur kryesit e dhunës përgjegjës dhe duke ndaluar ciklin e pandëshkueshmërisë.
I tërë trajnimi është zhvilluar mbi bazën e manualit për trajner, të përgatitur paraprakisht nga ekspertët Ariana Qosaj Mustafa dhe Eileen Skinneder.
Gjatë trajnimit janë diskutuar korniza ligjore vendore dhe ndërkombëtare rreth dhunës në familje, konventa e Stambollit, stereotipet e ndryshme gjinore, kuptimi i familjes si tërësi etj.
Gjate këtyre dy ditëve, trajnimi është zhvilluar edhe me raste praktike dhe video simuluese të përzgjedhura nga trajnuesit vendor z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Ariana Qosaj Mustafa, eksperte vendore.
Përfitues të trajnimit ishin: Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelor.
02-12-2022