Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2022

Nën moduli –“Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” sesioni i dytë- I pandehuri dhe mbrojtësi në procedurën penale

Më 07 dhjetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Prokurori i shtetit, mbrojtësi dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” me trajnues z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: I pandehuri gjatë procedurës paraprak, kuptimi i nocionit ekspert në procedurë penale, i pandehuri pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri në rastet e udhrit ndalues, ngrirjes së pasurisë dhe masës së përkohshme dhe mbrojtësi i të pandehurit në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :