Më 12 dhjetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë, është duke realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike ” me z, Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesioni po trajtohen: aktvendimi për shpenzimet e procedurës, pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar, efekti i vendimeve tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të autorizuar.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
12-12-2022