Më 13 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: veprimet e zyrtarëve policor, veprimet e prokurorit të shtetit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, veprimet e kryetarit të trupit gjykues gjatë shqyrtimit fillestar, veprimet e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij dhe aktvendimi i kryetarit të trupit gjykues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
13-12-2022