Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-02-2017

Trajnim praktik i prokurorëve të sapoemëruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosvoës

Më 01 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për prokurorët e shtetit të sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Trajnimi kishte për qëllim që prokurorët e sapoemëruar të njoftohen me rolin, mandatin dhe funksionet e Gjykatës Kushtetuese së Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi, fillimisht u trajtuan parimet kryesore në bazë të të cilave funksionon Gjykata Kushtetuese, struktura dhe raporti i saj me ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin e rregullt. Po ashtu,  u shtjellua edhe koncepti dhe zbatimi i kontrollit incidental në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej, në mënyrë të hollësishme u elaborua puna praktike e gjykatës, funksionimi i saj i brendshëm, palët e autorizuara, procesi i pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave të ndryshme të paraqitura për trajtim para kësaj gjykate si dhe nivelet e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe disktimeve interaktive, me ç’rast prokurorët e sapoemëruar patën rastin të shtrojnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit dhe që janë në kompetencë të gjykatës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata e VI-të e PTF-së.

Shpërndaje :