Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2022

Vizitë studimore e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Kosovës në Bon

Nga data 12-16 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të IRZ-së është duke realizuar një vizitë studimore  për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës në Bon të Gjermanisë.

Pjesë e kësaj vizite janë edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu,  kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Jetish Maloku si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj.

Vizita studimore është mundësuar për gjyqtarët dhe prokurorët e gjeneratës së VIII që kanë përfunduar trajnimin fillestarë në Akademi të Drejtësisë gjatë vitit 2020-2021. Për shkak të numrit të madhë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kësaj gjenerate vizita është mundësuar në dy grupe. Grupi tjetër i radhës këtë vizitë pritet ta realizoj në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.

Qëllimi i kësaj vizite është vëzhgimi praktik i metodave të punës në Gjykatat dhe Prokuroritë e Shtetit Federal të Gjermanisë si dhe shkëmbimi i përvojave dhe fuqizimi i kontakteve ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Për tri ditë me radhë gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës do të kenë mundësinë e njohjes me rregullimin e sistemit gjyqësor në Gjermani dhe veçanërisht për drejtësinë penale, civile, familjare  si dhe për mundësinë e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve në Gjermani.

Gjyqtarët dhe prokurorë pjesëmarrës në ditët në vijim do të kenë mundësinë edhe të vizitave në zyrat e Prokurorisë në Bon si dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për të parë së afërmi organizimin dhe funksionimin e tyre dhe në vazhdim edhe vëzhgimit praktik të një seance gjyqësore.

Pjesëmarrës në këtë vizitë janë 13 prokurorë dhe 5 gjyqtarë si  dhe 3 zyrtarë të Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :